Berisha: Mbështesim protestën qytetare, kërkesat e saj përputhen me ato të opozitës

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi zhvillimet e fundit politike pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

I pyetur nga gazetarët për protestat që po zhvillohen prej më shumë se një muaji në Tiranë, Berisha deklaroi se Partia Demokratike mbështet kërkesat e protestuesve, duke theksuar se ato, sipas tij, përputhen me qëndrimet e opozitës.

Ai u shpreh se protesta është një nismë qytetare dhe se Partia Demokratike nuk ndërhyn në organizimin e saj, por e mbështet politikisht.

Duke komentuar edhe sloganet dhe mesazhet e shprehura gjatë protestës me rastin e ditëlindjes së kryeministrit Edi Rama, Berisha deklaroi se i bashkohet qëndrimit të protestuesve.

“Ne e mbështesim plotësisht protestën. Kërkesat e saj janë të njëjta me kërkesat e opozitës dhe protesta ka marrë mbështetje të gjerë”, u shpreh kreu i Partisë Demokratike.

Protestat kundër qeverisë kanë vijuar çdo ditë në kryeqytet, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se do t’i vazhdojnë tubimet edhe në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related