Protestuesi nga podiumi: “Kjo është një luftë për dinjitet”

Data

Gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, një prej protestuesve mbajti një fjalim ku kritikoi qeverisjen aktuale dhe u bëri thirrje deputetëve të reflektojnë mbi situatën politike.

Ai e cilësoi protestën si një “luftë për dinjitet”, duke renditur një sërë çështjesh që, sipas tij, mbeten të pazgjidhura.

“Kjo është një luftë për dinjitet. Ai na quan dështakë. Po shëndetësia falas? Po arsimi cilësor? Po rendi e siguria? Po 300 mijë vende pune? Nuk do të mbaronte lista nëse do t’i numëronim të gjitha”, u shpreh protestuesi.

Në vijim të fjalës së tij, ai iu drejtua deputetëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, duke u bërë thirrje të mbështesin, sipas tij, ndryshimin politik.

“Kam një thirrje për deputetët e PS dhe PD, ata pak që kanë një fije dinjitet. Ju e dini që rënia e Ramës është fikja e karrierës suaj. Gjashtë deputetë të PS kanë shprehur vullnet të heqin dorë dhe ta çojnë qeverinë në votëbesim. Po të vjen ora! Ne po bëjmë historinë. Për një republikë për njerëzit dhe jo për një individ që sillet si tiran”, deklaroi ai.

Pretendimi se gjashtë deputetë të Partisë Socialiste janë të gatshëm të kërkojnë votëbesim për qeverinë nuk është shoqëruar me prova publike dhe nuk është konfirmuar nga Partia Socialiste apo nga institucionet përkatëse.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related