Pas përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, ku Izraeli ka ndërmarrë një seri sulmesh ndaj objektivave strategjike në Iran, janë anuluar fluturimet mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Sipas të dhënave nga faqja zyrtare e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, janë anuluar dy fluturime nga Tel Aviv drejt Tiranës dhe një fluturim nga Tirana drejt Tel Avivit.
Një prej avionëve nga Tel Aviv duhej të mbërrinte në Tiranë në 15:40 dhe tjetri në 16:20, por të dy janë anuluar.
