Arben Kola: Protestat do të vijojnë në mënyrë paqësore, akuzon qeverinë për nxitje të dhunës

Data

Një nga organizatorët e protestës, Arben Kola, deklaroi për mediat se protestat do të vijojnë në mënyrë paqësore deri në arritjen e objektivave të tyre, ndërsa hodhi akuza ndaj qeverisë lidhur me incidentet e regjistruara pranë Komisariatit nr. 3.

Sipas Kolës, organizatorët u kanë bërë vazhdimisht thirrje pjesëmarrësve që protesta të ruajë karakterin paqësor, pavarësisht tensioneve të shfaqura gjatë tubimeve.

“Edhe dje, edhe sot, deklarojmë se protesta deri në fund do të jetë paqësore, pavarësisht se oligarkët dhe qeveria nxisin njerëz për të krijuar dhunë. E deklaruam edhe dje në mikrofon se protesta mbaroi aty dhe secili ishte i lirë të largohej ose të qëndronte”, u shpreh ai.

Kola pretendoi gjithashtu se personat që ushtruan dhunë gjatë ngjarjeve pranë Komisariatit nr. 3 ishin të financuar nga qeveria ose nga grupe të lidhura me të.

Deri tani nuk është paraqitur ndonjë provë publike që të mbështesë këtë pretendim dhe nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me deklaratat e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related