Përfundon seanca për 21 protestuesit e arrestuar, gjykata tërhiqet për vendimin mbi masat e sigurisë

Data

Ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor për 21 protestuesit e arrestuar pas protestës së zhvilluar para Kuvendit, ndërsa Gjykata e Tiranës është tërhequr në dhomën e këshillimit për të vendosur mbi ligjshmërinë e arrestit në flagrancë dhe masat e sigurisë.

Lajmi është bërë i ditur nga një prej avokatëve mbrojtës, i cili tha se gjatë seancës është kundërshtuar ligjshmëria e arrestimeve dhe është kërkuar mosvendosja e masave shtrënguese ndaj të arrestuarve.

“Sapo u përmbyll shqyrtimi i çështjes. Avokatët kundërshtuan ligjshmërinë e arrestit në flagrancë dhe kërkuan mosvendosjen e masave të sigurisë. Tashmë gjykata është tërhequr për të marrë vendimin”, u shpreh ai.

Sipas mbrojtjes, Prokuroria ka ndryshuar sërish kërkesën për masat e sigurisë, duke reduktuar numrin e personave për të cilët kërkohet “arrest në burg”.

Nga sa bëhet me dije, organi i akuzës ka kërkuar masën “arrest në burg” për dy persona, ndërsa për një protestues është kërkuar “arrest në shtëpi”, me argumentin se ai ka fëmijë të sëmurë dhe duhet të kujdeset për ta.

Sipas avokatit, pritet që Gjykata e Tiranës të shpallë vendimin në orët në vijim, pasi të përfundojë shqyrtimin në dhomën e këshillimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related