Protesta e 35-të kombëtare në Tiranë vijoi me marshimin e mijëra qytetarëve në rrugët e kryeqytetit, ku pjesëmarrësit përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë tubimit u dëgjuan slogane si “Rama jepe dorëheqjen”, “Parlament i krimit”, “Lironi çunat” dhe “Ju erdhi fundi”, ndërsa protestuesit shprehën mbështetje për personat e ndaluar gjatë protestës së mëparshme pranë Kuvendit.
Në marshim morën pjesë edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan protestës së organizuar në kryeqytet.
Pjesëmarrësit deklaruan se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, duke brohoritur edhe “Pa dhënë dorëheqje, nuk ndalojmë”.
Gjatë manifestimit u dëgjuan gjithashtu slogane kritike ndaj figurave të ndryshme politike, përfshirë thirrje kundër kryeministrit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, si edhe kërkesa që SPAK të hetojë rastet e dyshuara të korrupsionit.
