Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së premtes në malin e Shëngjinit, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të bimësisë së dendur dhe të tharë, duke favorizuar avancimin e zjarrit në zonë.
Në vendngjarje ndodhen forcat e shërbimit zjarrfikës dhe strukturat e emergjencave të Bashkisë Lezhë, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me synim parandalimin e përhapjes së tyre.
Deri tani nuk raportohen rrezik për banesat apo dëme në objekte të banuara. Gjithashtu, qarkullimi i automjeteve në rrugën kryesore vijon normalisht.
Autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa pritet një bilanc më i plotë pas përfundimit të operacionit të shuarjes së zjarrit.
