Organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje në protestën e së shtunës: “Nga Konispoli në Vermosh”

Data

Në përfundim të protestës së ditës së 34-të në Tiranë, organizatorët u bënë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora që t’i bashkohen tubimit të paralajmëruar për ditën e nesërme, të cilin e konsiderojnë protestën më të madhe që nga nisja e lëvizjes.

Gjatë fjalës së tyre, ata apeluan për pjesëmarrje sa më të gjerë, duke ftuar qytetarët të vijnë në Tiranë së bashku me familjarët dhe miqtë.

“Nesër e gjithë Shqipëria në shesh. Nga Konispoli në Vermosh, të gjithë të bashkohemi në protestë. Ftojmë edhe shqiptarët e diasporës të jenë pjesë e këtij tubimi,” ishte mesazhi i organizatorëve.

Ata shprehën gjithashtu shpresën që protestuesit e ndaluar gjatë tubimeve të mëparshme të lirohen dhe të kenë mundësi t’i bashkohen protestës.

Sipas organizatorëve, protesta e së shtunës synon të shënojë pjesëmarrjen më të madhe që nga fillimi i mobilizimit qytetar, ndërsa kërkesat kryesore mbeten dorëheqja e qeverisë, lirimi i protestuesve të ndaluar dhe realizimi i reformave politike të propozuara nga lëvizja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related