France 24: Protestat në Shqipëri kanë marrë karakter më të gjerë politik, në fokus kërkesat ndaj qeverisë

Data

Media franceze France 24 i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit të protestave në Shqipëri, duke raportuar se tubimet, të cilat kanë hyrë në muajin e dytë, janë shndërruar nga një kundërshtim ndaj projektit të investimit në Zvërnec në një lëvizje me kërkesa më të gjera politike.

Sipas raportimit, protestat nisën në fund të muajit maj si reagim ndaj projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, projekt i lidhur me investitorë të huaj, mes tyre edhe Jared Kushner dhe Ivanka Trump. Me kalimin e javëve, protestuesit kanë zgjeruar kërkesat e tyre, duke përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe akuza për mungesë transparence në procesin e investimit.

France 24 raporton se protesta e 2 korrikut para Kuvendit shënoi një përshkallëzim të situatës. Sipas medias, qindra protestues u mblodhën pranë Parlamentit, ndërsa pati përplasje me Policinë e Shtetit gjatë përpjekjeve për të bllokuar hyrjen e deputetëve në godinë.

Duke cituar raportimet e gazetarëve të agjencisë AFP në terren, media franceze shkruan se policia përdori gaz lotsjellës, spraj irritues dhe autobotë me ujë për të shpërndarë turmën, ndërsa disa protestues dëmtuan një automjet policie. Sipas raportimit, incidentet u shoqëruan me persona të lënduar dhe të shoqëruar nga policia.

Në artikull theksohet se protestat janë kthyer në një simbol të pakënaqësisë së një pjese të qytetarëve ndaj qeverisë, ndërsa autoritetet shqiptare kanë mbrojtur veprimet e policisë dhe kanë deklaruar se ndërhyrja kishte për qëllim garantimin e rendit publik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related