Gjatë protestës së 32-të kundër qeverisë në Tiranë, një prej pjesëmarrësve u ndal para mediave për të shprehur pakënaqësitë e tij lidhur me pensionet, sistemin shëndetësor dhe situatën politike në vend.
Protestuesi mbante një pankartë me mbishkrimin “Rama në burg, Belinda në burg”, ndërsa kritikoi mënyrën e qeverisjes dhe menaxhimin e fondeve publike.
Ai deklaroi se pensioni i tij është 130 mijë lekë të vjetra në muaj dhe se, sipas tij, bonusi prej 50 mijë lekësh të vjetra nuk mjafton për të përballuar koston e jetesës.
Gjithashtu, protestuesi ngriti shqetësime për shërbimin shëndetësor, duke pretenduar se kishte pasur një përvojë jo të mirë gjatë trajtimit në Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.
Protesta vijoi me grumbullimin e qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas me marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku organizatorët kanë deklaruar se do të vazhdojnë tubimet deri në plotësimin e kërkesave të tyre
