Balliu: Rrezikimi i Samitit të NATO-s është pasojë e qeverisjes së Ramës

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar në rrjetet sociale pas raportimeve se mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri mund të vihet në pikëpyetje.

Sipas Balliut, një situatë e tillë lidhet drejtpërdrejt me mënyrën e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama po e çon Shqipërinë drejt një turpi të madh përballë aleatëve tanë. Rrezikimi i Samitit të NATO-s në Tiranë është pasojë e drejtpërdrejtë e qeverisjes së tij,” shkruan deputeti demokrat.

Ai pretendon se Shqipëria nuk po përmbush detyrimet ndaj Aleancës, duke argumentuar se fondet që duhet të investoheshin në mbrojtje po dëmtohen nga korrupsioni.

“Kur vidhen paratë e shqiptarëve, nuk ka investime për ushtrinë dhe sigurinë kombëtare,” thekson Balliu.

Në reagimin e tij, deputeti kujton gjithashtu se Shqipëria u anëtarësua në NATO gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike dhe shton se vendi, sipas tij, rrezikon të humbasë besimin e aleatëve euroatlantikë për shkak të qeverisjes aktuale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related