Vala e të nxehtit ekstrem në Itali, pesë viktima në 24 orët e fundit

Data

Vala e të nxehtit ekstrem që ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore, pesë persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e temperaturave shumë të larta.

Autoritetet italiane kanë shpallur alarm të kuq, nivelin më të lartë të rrezikut, në 25 qytete të mëdha të vendit. Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat ekstreme pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së mërkurë.

Meteorologët parashikojnë një ndryshim të kushteve atmosferike duke nisur nga pasditja e së mërkurës, kur në rajonet veriore të Italisë priten reshje intensive shiu, të shoqëruara në disa zona edhe me breshër. Të enjten, moti i paqëndrueshëm pritet të përfshijë edhe pjesën qendrore të vendit.

Në kuadër të masave për mbrojtjen e qytetarëve dhe turistëve, shumë bashki italiane kanë vendosur të mbajnë të hapura pa pagesë muzetë deri në përfundim të valës së të nxehtit.

Së bashku me palestrat dhe qendrat kulturore, këto ambiente po shfrytëzohen si “strehë klimatike”, duke u ofruar qytetarëve hapësira të freskëta gjatë orëve kur temperaturat arrijnë nivelet më të larta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related