Blendi Klosi: Qeveria është e gatshme të dëgjojë protestuesit, por jo të negociojë dorëheqjen

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka komentuar protestat qytetare që prej 31 ditësh zhvillohen në Tiranë, duke deklaruar se qeveria është e hapur për dialog mbi shqetësimet e qytetarëve, por jo për të negociuar dorëheqjen e saj.

Në një intervistë televizive, Klosi tha se mazhoranca ka shprehur gatishmërinë për të dëgjuar kërkesat dhe problematikat e protestuesve përmes një përfaqësie të tyre.

“Një kërkesë ka pasur nga Edi Rama dhe qeveria: hajde të negociojmë dhe t’ju dëgjojmë për hallet që keni dhe ato që kërkohen nga qeveria. Ka mundësi që të krijohet një përfaqësi që ditën e parë. Tani ka vetëm një kërkesë, dorëheqjen e qeverisë”, u shpreh ai.

Sipas Klosit, nuk është e mundur që një qeveri të ulet në negociata për largimin e saj nga pushteti.

“Nuk e di si mund të ulet një qeveri kur ata që kërkojnë atë të rrëzohet. Të negociojmë rrëzimin. Grupe që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë ka çdo ditë. Kjo nuk do të thotë që qeveria të japë dorëheqjen”, tha ai.

Në vijim të deklaratës, Klosi kujtoi protestat e zhvilluara më parë nga Partia Socialiste kur ishte në opozitë, duke theksuar se edhe në ato raste qeveria e kohës nuk dha dorëheqjen.

“Ne kemi bërë më shumë protesta se ata. Ne rrinim aty me ditë e me natë. Edhe Berisha nuk e dha dorëheqjen”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PS-së.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related