Gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e së martës para godinës së Kryeministrisë, një grup protestuesish nisi mbledhjen e firmave me synimin për t’i paraqitur SPAK-ut librin “Albanian Files”, të promovuar së fundmi nga kryeministri Edi Rama.
Sipas organizatorëve të nismës, firmat po mblidhen në kuadër të një kërkese drejtuar Prokurorisë së Posaçme për shqyrtimin e çështjeve që, sipas tyre, lidhen me përmbajtjen e librit.
Libri “Albanian Files” u prezantua publikisht nga kryeministri Edi Rama, i cili gjatë podcast-it të tij “Flasim” deklaroi se botimi është një projekt tërësisht i pavarur dhe përmbledh kontributet e studiove ndërkombëtare të arkitekturës që kanë zhvilluar projekte në Shqipëri përgjatë dy dekadave të fundit.
Nisma për mbledhjen e firmave u zhvillua paralelisht me protestën e 31-të qytetare, e cila u mbajt para Kryeministrisë dhe u shoqërua me fjalime të organizatorëve dhe pjesëmarrësve.
