Qytetarët kanë nisur të grumbullohen në sheshin “Skënderbej” për protestën e 31-të radhazi në kryeqytet.
Ashtu si në ditët e mëparshme, grumbullimi ka filluar në orën 19:00, ku aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur për të shprehur qëndrimet dhe kërkesat e tyre.
Sipas organizatorëve, pas tubimit në shesh, protestuesit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbajnë fjalime dhe do të parashtrojnë kërkesat e tyre. Më pas, protesta parashikohet të vijojë me një marshim në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit.
Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në qeverisje.
