Situata para Kuvendit të Shqipërisë është tensionuar gjatë zhvillimit të protestës, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë për të krijuar korridor sigurie për automjetet e deputetëve dhe anëtarëve të qeverisë.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, tensionet u rritën pasi një automjet, që sipas raportimeve i përket ministres Albana Koçiu, u godit me vezë nga disa protestues.
Pas incidentit, Policia e Shtetit ndërhyri për të hapur rrugën dhe për të garantuar lëvizjen e mjeteve drejt dhe nga Kuvendi, por hasi në rezistencë nga një pjesë e protestuesve.
Për shkak të situatës, në mbështetje të efektivëve të Policisë janë angazhuar edhe forcat e FNSH-së, të cilat po asistojnë në sigurimin e perimetrit të Parlamentit dhe në mbajtjen të lirë të hyrjeve të godinës.
Protesta vijon nën masa të shtuara sigurie, ndërsa autoritetet monitorojnë zhvillimin e situatës për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të incidenteve.
