Protestë para Kuvendit, protestuesit shkruajnë në trotuar: “Parlament i krimit”

Data

Qytetarë të mbledhur në protestë përpara Kuvendit të Shqipërisë kanë zhvilluar një tjetër aksion simbolik në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë.

Gjatë tubimit, protestuesit kanë shkruar në trotuarin përpara godinës së Parlamentit mesazhin: “Parlament i krimit”, duke e cilësuar atë si një formë proteste kundër institucioneve dhe klasës politike.

Protesta e sotme u zhvillua paralelisht me seancën plenare, ndërsa pjesëmarrësit përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime politike.

Sipas organizatorëve, protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa ata deklarojnë se do të vazhdojnë mobilizimin qytetar përmes tubimeve dhe aksioneve simbolike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related