Nis seanca plenare në Kuvend, qytetarë protestojnë jashtë godinës

Data

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur paraditen e së martës, ndërsa jashtë godinës është zhvilluar një protestë e organizuar nga qytetarë që kundërshtojnë qeverinë.

Protestuesit u mblodhën përpara Kuvendit në të njëjtën kohë me fillimin e seancës, duke brohoritur slogane kundër qeverisë dhe deputetëve. Mes thirrjeve të dëgjuara gjatë tubimit ishte edhe mesazhi: “Ju erdhi fundi”.

Seanca parlamentare nisi me miratimin e procesverbalit të mbledhjes plenare të 18 qershorit 2026 dhe me njoftimet procedurale.

Më pas, deputetët pritet të shqyrtojnë dhe votojnë tetë projektrezoluta që lidhen me vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura dhe administratës publike për vitin 2025.

Në rendin e ditës përfshihen raportet e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Departamentit të Administratës Publike, Autoritetit të Konkurrencës, Komisionit të Prokurimit Publik, Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, si dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Seanca pritet të mbyllet me diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related