Protestë para Kuvendit në nisje të seancës plenare, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Data

Një grup qytetarësh u mblodh këtë të martë përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, në të njëjtën kohë me nisjen e seancës plenare, për të vijuar protestat e paralajmëruara kundër qeverisë.

Gjatë tubimit, protestuesit mbajtën pankarta dhe brohoritën slogane si “Rama jep dorëheqjen”, “Parlament i krimit” dhe “Parlament analfabet”, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Një pjesë e protestuesve shprehën gjithashtu pakënaqësi edhe ndaj opozitës parlamentare, duke artikuluar thirrje kritike ndërsa deputetët hynin në ambientet e Kuvendit për zhvillimin e seancës.

Tubimi u zhvillua pas protestës së 30-të të mbajtur një natë më parë në Tiranë, ndërsa organizatorët kanë njoftuar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related