Një banderolë me mbishkrimin “Ju erdhi fundi” është shfaqur mbrëmjen e së hënës pranë godinës së Universitetit Politeknik të Tiranës, në kuadër të protestës së 30-të radhazi kundër qeverisë.
Në banderolë ishte vendosur edhe simboli i flamingos, i përdorur nga organizatorët si emblemë e lëvizjes protestuese. Sipas raportimeve, banderola është vendosur nga një grup studentësh, ndërsa në zonë janë parë edhe flakadanë të ndezur.
Pas vendosjes së saj, në vendngjarje kanë ndërhyrë efektivë të Policisë për ta hequr banderolën.
Ndërkohë, një pjesë e protestuesve që ndodheshin në marshimin drejt Kryeministrisë janë drejtuar pranë Universitetit Politeknik për t’u bashkuar me studentët dhe për të ndjekur zhvillimet në terren.
Ngjarja është zhvilluar në kuadër të protestës që po mbahet në Tiranë, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se tubimi do të vijojë në mënyrë paqësore.
