PD akuza ministrit të ri të Financave: Ka marrë miliona lekë para publike me bizneset e familjarëve

Data

Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e ri të FInancave dhe ish-vartësin e Ballukut, Petrit Malaj se ka përfituar miliona lekë nga fondet publike me anë të biznesve të familjarlve të tij.

Më konkretisht, sipas PD, “Petriti” i Financave është i lidhur me me kompaninë “BDO Albania shpk” në pronësi të babait dhe motrës së tij, teksa ai vetë në këtë kompani ka qenë administrator i drejtpërdrejtë deri në muajin Dhjetor të vitit 2023.

Po ashtu, Petrit Malaj është i lidhur edhe me kompaninë “PBM shpk” në pronësi të dy prindërve të tij dhe vetë ministri i Finacave është larguar nga pronësia e drejpërdrejtë në Korrik të vitit 2019 duke ja shitur aksionet nënës së tij.

Zëdhënësja e Anti-Korrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë nga selia blu tha se kompania “BDO Albania” ka kryer auditimin e shoqërisë famoze të Erjon Veliajt Eco Tirana 2019-2021 kundrejt vlerës 1.8 mil lekë.

Gjithashtu, ka përfituar gjatë viteve 2019-2024 gjithësej 5.8 milionë lekë nga Instat dhe Drejtoria e Pergjithshme e Hekurudhave Durrës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related