45-vjeçari humb jetën pas kontaktit me rrymën elektrike në Mirditë

Data

Një 45-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti me energjinë elektrike në fshatin Përlat i Epërm, në Mirditë.

Sipas informacionit paraprak, viktima, banues në Durrës, dyshohet se kishte hipur në një shtyllë elektrike pranë banesës së vjehrrit të tij për të kryer një ndërhyrje në rrjetin e ndriçimit.

Gjatë punës, ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke pësuar dëmtime fatale.

Autoritetet kanë nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related