Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, fokusi te seancat plenare dhe angazhimi në rrjetet sociale

Data

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi këtë të diel një mbledhje me dyer të mbyllura në Kryesinë e Kuvendit, ku morën pjesë kryeministri Edi Rama, ministra të kabinetit qeveritar dhe deputetët socialistë.

Sipas informacioneve të raportuara, diskutimet u përqendruan te axhenda parlamentare e kësaj jave, që përfshin dy seanca plenare.

Seanca e së hënës pritet t’i kushtohet kryesisht shqyrtimit të raporteve të institucioneve të pavarura, ndërsa seanca e së enjtes do të zhvillohet sipas rendit të zakonshëm të ditës, me shqyrtimin e projektligjeve të planifikuara.

Gjatë mbledhjes është kërkuar gjithashtu që deputetët e Partisë Socialiste të rrisin angazhimin e tyre në rrjetet sociale dhe komunikimin publik.

Në sesionin aktual parlamentar kanë mbetur edhe katër seanca plenare deri në mbylljen e punimeve në muajin korrik. Ndër çështjet që pritet të marrin vëmendje në javët e ardhshme është edhe reforma territoriale, për të cilën është ngritur një komision i posaçëm parlamentar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related