ARD: Diaspora i bashkohet protestave në Shqipëri, “Revolucioni i Flamingove” hyn në muajin e dytë

Data

Televizioni publik gjerman ARD, në edicionin informativ Tagesschau, i ka kushtuar sërish vëmendje protestave që prej një muaji zhvillohen në Shqipëri kundër qeverisë.

Sipas kronikës, mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Tiranës, ndërsa lëvizja e njohur si “Revolucioni i Flamingove” ka hyrë në muajin e dytë të saj. Fillimisht protestat nisën si reagim ndaj projektit të debatueshëm turistik në zonën e mbrojtur të Vjosa–Nartës, ku është përmendur edhe përfshirja e kompanisë së Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump.

ARD thekson se me kalimin e kohës protestat janë zgjeruar dhe janë shndërruar në një kundërshtim më të gjerë ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, me kërkesa që lidhen me korrupsionin, transparencën dhe qeverisjen.

Në kronikë evidentohet edhe pjesëmarrja e shqiptarëve të diasporës nga Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar. Mes tyre përmendet Eduard Kasa, i ardhur nga Dyseldorfi, i cili deklaron se shpreson që lëvizja të shënojë fillimin e një kapitulli të ri për Shqipërinë.

Sipas reportazhit, protesta u nxit nga kundërshtimi ndaj zhvillimit të planifikuar në zonën e mbrojtur, ndërsa më pas u shndërrua në një platformë më të gjerë kundër korrupsionit dhe problemeve të qeverisjes.

Kronika përfshin edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili minimizon përmasat politike të protestës, ndërsa protestuesit deklarojnë se mobilizimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related