Trekëndëshi i Bermundës, armik i SPAK”/ Basha: Bashkia shihet nga Rama si bankomat, Veliaj do ta tërheq pas vetes

Data

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço, foli për arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Basha ka theksuar se akuzat ndaj kryebashkiakut për korrupsion janë vetëm maja e ajsbergut.

Ai më tej tha se Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Erion Veliajt është shndërruar në një vatër korrupsioni dhe një lavatriçe e pastrimit të parave të pista, përfshirë ato nga korrupsioni qeveritar dhe trafiqet. Basha theksoi se ky fenomen nuk mund të ishte realizuar pa mbështetjen dhe përfitimin e drejtpërdrejtë të Kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, hetimet e SPAK-ut po çojnë përpara një proces të drejtësisë, i cili do të zbulojë thellësinë e këtij skandali dhe do të konfirmojë se Bashkia e Tiranës ka shërbyer si strumbullar i korrupsionit qeveritar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related