Sot në Tiranë do të zhvillohet protesta e 30-të radhazi kundër qeverisë, duke shënuar një muaj nga nisja e mobilizimit qytetar.
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, si edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë, t’i bashkohen tubimit, duke theksuar se protesta do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Sipas njoftimit të organizatorëve, grumbullimi do të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.
Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të cilën organizatorët e cilësojnë si të panegociueshme.
Ata deklarojnë se protestat do të vazhdojnë çdo ditë deri në realizimin e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në mënyrë masive në tubimin e mbrëmjes.
