Ina Zhupa denoncon dëmtimin e Kanionit të Erzenit: “Po shkatërrohet një tjetër perlë natyrore”

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar lidhur me gjendjen e Grykës së Skoranës në Kanionin e Erzenit, duke akuzuar qeverinë për neglizhencë dhe duke kërkuar hetim mbi dëmtimin e zonës.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Zhupa pretendon se zona është dëmtuar nga hedhja e inerteve dhe aktiviteti i pakontrolluar i firmave ndërtuese, duke e cilësuar situatën një “krim mjedisor”.

“Edhe Kanioni i Erzenit u masakrua. Qeveria Rama po varros një tjetër perlë natyrore të Tiranës. Kjo video tregon një krim mjedisor që nuk mund të fshihet me propagandë. Gryka e Skoranës, një nga destinacionet më të bukura natyrore të Tiranës, është shkatërruar nga hedhja e inerteve dhe aktiviteti i pakontrolluar i firmave ndërtuese. Aty ku dikur familjet, të rinjtë dhe turistët shijonin natyrën dhe ujërat e Erzenit, sot ka mbetur vetëm shkatërrim”, shprehet Zhupa.

Deputetja kërkon që institucionet përgjegjëse të hetojnë rastin dhe të marrin masa për mbrojtjen e zonës, duke e konsideruar ruajtjen e trashëgimisë natyrore si një interes publik.

Deri në këtë moment nuk ka pasur një reagim zyrtar nga institucionet përgjegjëse lidhur me pretendimet e ngritura nga deputetja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related