Përplasje fizike në Parlamentin e Gjeorgjisë, seanca plenare degjeneron në dhunë mes deputetëve

Data

Seanca e fundit plenare e sesionit pranveror në Parlamentin e Gjeorgjisë është ndërprerë nga një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Incidenti ndodhi gjatë sesionit të pyetjeve dhe përgjigjeve pas prezantimit të raportit vjetor të qeverisë nga kryeministri Irakli Kobakhidze. Tensionet u përshkallëzuan mes deputetëve të partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” dhe përfaqësuesve të partisë opozitare “Për Gjeorgjinë”.

Sipas raportimeve, përplasja nisi pasi deputeti Giorgi Sharashidze kritikoi kryeministrin Kobakhidze lidhur me rolin e tij gjatë vizitës së fundit në vend të presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Debati verbal degradoi në konfrontim fizik, me deputetë që u përfshinë në shtyrje dhe goditje me grushte, duke detyruar ndërhyrjen e kolegëve dhe personelit të sigurisë për të rikthyer rendin në sallë.

Pamjet e incidentit janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe mediave ndërkombëtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related