Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi

Data

Ish-drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Gentian Berberi, është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit pas një vendimi të Drejtorisë së Standardeve Profesionale.

Vendimi vjen vetëm pak ditë pasi Berberit iu komunikua largimi nga detyra, pas akuzave se ka kanosur dhe ofenduar drejtoreshën e Burimeve Njerëzore në Policinë e Shtetit.

Sipas informacioneve, incidenti ka ndodhur në zyrën e zyrtares, e cila më pas ka bërë kallëzim pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), duke vënë në lëvizje procedurat administrative dhe penale ndaj ish-drejtuesit të policisë.

Pas largimit nga posti i drejtorit të Policisë së Shkodrës, Berberi ishte transferuar në detyrën e shefit të Sektorit të Analizës së Riskut në Drejtorinë e Menaxhimit dhe Drejtimit.

Përveç përjashtimit nga Policia e Shtetit, ndaj Gentian Berberit është depozituar edhe kallëzim penal për veprën e dyshuar të kanosjes. Ai mbante gradën “Drejtues” në Policinë e Shtetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related