Nis protesta e 27-të në Tiranë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Data

Qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e së premtes në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në kuadër të protestës së 27-të radhazi kundër qeverisë. Organizatorët kanë bërë të ditur se tubimi do të vijojë me marshim drejt godinës së Kryeministrisë dhe më pas në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si edhe ndryshime më të gjera në sistemin politik dhe institucional të vendit. Sipas organizatorëve, protesta synon të shprehë pakënaqësinë ndaj qeverisjes aktuale dhe asaj që ata e cilësojnë si nevojë për reformim të klasës politike.

Si edhe në ditët e mëparshme, protestuesit janë pajisur me flamuj kombëtarë, pankarta dhe parulla, ndërsa gjatë marshimit pritet të mbahen edhe fjalime publike.

Organizatorët theksojnë se tubimet zhvillohen në mënyrë paqësore dhe se synojnë të ushtrojnë të drejtën kushtetuese të protestës dhe të shprehjes së lirë, duke kërkuar më shumë llogaridhënie dhe ndryshime politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related