Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka vendosur të mos pranojë rekursin e ish-kryebashkiakut të Rrogozhina, Edison Memolla, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila e dënoi atë me një vit burg.
Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga relatori Genti Shala dhe anëtarët Ilir Panda dhe Albana Boksi.
Memolla, i cili aktualisht po vuan dënimin në burgun e Rrogozhinës, është shpallur fajtor nga dy shkallë të gjyqësorit për veprën penale të korrupsionit në zgjedhje.
Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, të dhënë më 9 shkurt 2026, ish-kryebashkiaku u vetëdorëzua pranë autoriteteve policore dhe më pas u transferua në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale për të vuajtur dënimin.
