Rama: Në protesta ka edhe “turistë të shtirur”, kanë ardhur të lëpijnë dhe të pickojnë protestuesit

Data

Kryeministri Edi Rama ka vijuar reagimet e tij lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke pretenduar se mes pjesëmarrësve ndodhen edhe persona të huaj që, sipas tij, nuk kanë ardhur me qëllime të sinqerta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama komentoi praninë e disa personave me origjinë iraniane në protestë, duke i cilësuar ata si “turistë të shtirur”.

“Dëgjojeni deri në fund kush ka ardhur ‘turist’ për të shpëtuar Shqipërinë”, shkroi kreu i qeverisë.

Ai shtoi se, sipas tij, në bulevard nuk ka vetëm “patriotë të shtirur”, “aktivistë të shtirur”, “besimtarë të shtirur” apo “diasporë të shtirur”, por edhe “turistë të shtirur”.

“Me një llaf s’kemi në bulevard vetëm patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur e deri diasporë të shtirur, po kemi edhe turistë të shtirur që kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë të protestës”, u shpreh Rama.

Deklaratat e kryeministrit vijnë në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë prej javësh në kryeqytet dhe debati politik rreth organizimit dhe pjesëmarrjes në to mbetet i tensionuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related