Protesta e 26-të në Tiranë, qytetarët rikthehen në shesh me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Rama

Data

Qytetarët pritet të mblidhen edhe sot në Tiranë në protestën e 26-të radhazi, duke vijuar mobilizimin që ka nisur prej më shumë se tre javësh.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin e radhës, ku kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë.

Sipas organizatorëve, protesta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë qytetare, ku ngrihen shqetësime për korrupsionin, qeverisjen, transparencën dhe largimin e të rinjve nga vendi.

Një ditë më parë, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Tubimi vazhdoi edhe në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit dhe vijoi pavarësisht reshjeve të shiut.

Organizatorët kanë njoftuar se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se do të insistojnë në realizimin e kërkesave të tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related