Flakë dhe tym i dendur në Elbasan, digjet fabrika e letrës në ish-Metalurgjik

Data

Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer pasditen e së martës në ambientet e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, duke përfshirë një fabrikë për përpunimin e letrës dhe duke shkaktuar alarm në zonë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi në objekt, ndërsa nga vendngjarja janë ngritur shtëllunga të dendura tymi, të dukshme nga disa zona të qytetit dhe përreth.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Shtetit dhe ekipet e Shërbimit Zjarrfikës të Elbasanit, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit në objektet pranë.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe janë objekt i hetimeve nga autoritetet kompetente.

Për shkak të tymit të dendur dhe ndotjes së krijuar në ajër, qytetarëve që ndodhen pranë zonës u është rekomanduar të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe ekspozimin e zgjatur në ambientet e jashtme deri në normalizimin e situatës.

Autoritetet pritet të kryejnë një vlerësim të dëmeve materiale pas neutralizimit të plotë të flakëve, ndërsa hetimet do të përcaktojnë shkakun e incidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related