Kumbojnë thirrjet “Dorëheqje!” nga sheshi Skënderbej, një prej organizatorëve të protestës: Mos bini pre e provokimeve!

Data

Gjatë grumbullimit të protestuesve në Sheshi Skënderbej, një prej organizatorëve të protestës u bëri thirrje pjesëmarrësve të shmangin provokimet dhe të ruajnë karakterin paqësor të tubimit.

Mes thirrjeve të protestuesve për dorëheqjen e qeverisë, ai deklaroi se objektivi kryesor i lëvizjes mbetet largimi i qeverisë aktuale, ndërsa theksoi se protesta nuk identifikohet as me mazhorancën dhe as me opozitën tradicionale.

Në fjalën e tij ai falënderoi gjithashtu diasporën shqiptare për mbështetjen e protestave, duke theksuar se shqiptarët jashtë vendit po ndjekin dhe mbështesin zhvillimet në Shqipëri.

Një nga mesazhet kryesore ishte thirrja për të mos u përçarë dhe për të mos ndjekur iniciativa që mund të devijojnë protestën nga qëllimet e saj.

“Mos bini pre e asnjë grupimi”, u shpreh ai, duke u kërkuar pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë gjatë marshimit.

Sipas organizatorëve, marshimi i mbrëmjes pritet të zhvillohet brenda perimetrit të zonës qendrore të Tiranës, ndërsa protestuesit vazhdojnë të artikulojnë kërkesat e tyre për ndryshime politike dhe institucionale.

Protestat kundër qeverisë kanë hyrë në ditën e 16-të dhe po zhvillohen çdo mbrëmje në kryeqytet, ndërsa tubime mbështetëse janë raportuar edhe nga diaspora shqiptare në disa vende të Europës dhe Amerikës së Veriut.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related