Berisha: Rama po përgatit largimin e Ballukut jashtë vendit, kam informacione nga burime të besueshme

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë deklarata të forta pas paraqitjes së tij në SPAK, duke pretenduar se kryeministri Edi Rama po përgatit largimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku drejt një shteti tjetër.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Berisha tha se informacioni i tij vjen nga burime që i konsideron serioze dhe të besueshme, megjithëse theksoi se nuk mund ta konfirmojë me siguri absolute.

“Sipas informacioneve që kam nga burime të mirëinformuara, po përgatitet largimi i Belinda Ballukut në një shtet tjetër. Mendohet se mund të ketë zhvillime të reja nga SPAK dhe po merren masa paraprake”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se informacioni mbështetet në burime që, sipas tij, kanë kredibilitet, por nënvizoi se bëhet fjalë për një paralajmërim dhe jo për një fakt të konfirmuar zyrtarisht.

“E kam nga burime të besueshme. Nuk mund të them 100 për qind që është kështu, por janë burime serioze”, deklaroi kreu i opozitës.

Berisha hodhi gjithashtu akuza ndaj kryeministrit Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke pretenduar se askush nuk mund t’i shmanget drejtësisë nëse ka kryer shkelje ligjore.

Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga Kryeministria, Belinda Balluku apo institucionet e drejtësisë lidhur me pretendimet e ngritura nga kreu i Partisë Demokratike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related