Agron Shehaj përjashtohet nga seanca plenare pas përplasjes së ashpër me ministrin Petrit Malaj

Data

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është përjashtuar nga seanca plenare e Kuvendit pas një serie paralajmërimesh nga drejtuesit e seancës dhe një debati të tensionuar me ministrin e Financave, Petrit Malaj.

Përplasja verbale ndodhi gjatë diskutimeve në sallën e Kuvendit, ku Shehaj përdori tone të ashpra ndaj ministrit, duke e akuzuar për kërcënime dhe presion ndaj qytetarëve.

Gjatë debatit, Shehaj reagoi ndaj deklaratave të ministrit, duke e akuzuar atë se po përdor metoda që, sipas tij, i ngjajnë praktikave të së kaluarës komuniste.

“Si në kohën e komunizmit, merreni me familjen time, po s’ju vjen turp fare? Po një qytetari të thjeshtë çfarë i bën? I dërgon policinë? Më kërcënon haptas, si guxon?”, u shpreh Shehaj nga foltorja e Kuvendit.

Tensionet në sallë u shtuan më tej pas përdorimit të termave fyese ndaj ministrit, çka solli ndërhyrjen e drejtuesve të seancës. Pas disa thirrjeve për qetësi dhe respektim të etikës parlamentare, kryesia vendosi përjashtimin e Shehajt nga vijimi i punimeve të seancës.

Ngjarja është një tjetër episod i tensioneve të forta që kanë shoqëruar seancën plenare të kësaj të enjteje, ku debatet mes mazhorancës dhe opozitës janë fokusuar te protestat qytetare, zhvillimet politike të ditëve të fundit dhe çështje të ndryshme të aktualitetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related