Qytetarët i duan larg protestës, Flutura Açka publikon foton ku Gaz Bardhi dhe deputetët e PD-së festojnë: A keni…

Data

Qytetarët i duan larg protestës, Flutura Açka publikon foton ku Gaz Bardhi dhe deputetët e PD-së festojnë: A keni…
Ish-deputetja e PD-së Flutura Açka, në një postim në “Facebook”, ka komentuar protestën kombëtare që po mbahet kundër projektit të Zvërnecit, ku qytetarët i kanë bërë thirrje politikës që të rrijë larg tubimeve, teksa e quan si kundërpërgjigje ndaj mungesës së një opozite të mirëfilltë. Teksa ka postuar një foto, ku shfaqen nënkryetarët e PD-së, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj dhe deputetë të tjerë të PD-së, duke kërcyer një këngë kushtuar kryedemokratit Sali Berisha, Açka shkruan se të gjithë luftuan për të qenë zëvendëskryetarë në parti, saqë Berisha bëri 6 të tillë.

Po ashtu ish-deputetja nuk ka nguruar që të hedhë akuza ndaj demokratëve se kanë bashkëpunuar me qeverinë, teksa i përmend një numër të madh ligjesh që kanë kaluar në Kuvend, përfshirë edhe atë të “Zonave të Mbrojtura”. Ndërsa në fund ish-ligjvënësja demokrate shkruan se në PD nuk kanë më moral për t’i thënë vetes opozitë dhe opozitarë.

“Nēnkryetar i PD-së? Jo, faleminderit! Aq shumë e kanë përmbysur primatin é Opozitës, dhe vetë konceptin Opozitë, këto protesta, saqë, po ata që nuk lanë ekran e faqe pa rënë në sy se é meritonin të ishin nënkryetarë të PD-së – madje u vendos për 6 copë, që të kishte vend edhe për qaramanët – nuk kanë më ambicje. Nuk iu duhet! Sa më neutralë! Kohë të mjegullta, vërtet për çakej e dhelpra. Por kohë historike, ama, për politikanë me integritet! Sa për: Ata që bënë sikur folën:

– Ligji i Butrinti,

– Ligji i Zonave të Mbrojtura,

– Ligji i Trashëgimisë Kulturore,

– Ligji i Akademisë së Shkencave;

Ata që bënë sikur iu dhimbshme Atdheu:

– Paketa é Maleve (ditën é fundit të afatit);

Ata që propozuan:

– Votën me postë të Diasporës (që t’i vidhte Rama lehtë e t’i ndanin të dy palët);

Ata që penguan:

– Numërimin elektronik nē Tiranë në Zgjedhjet e 11 majit 2025 (që t’ju vidheshin votat partive të reja dhe brenda partive t’iu jepeshin të preferuarve);

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related