Marshimi kombëtar/ Elbasani i bashkohet protestës për Zvërnecin

Data

Protestat kundër projektit në Zvërnec dhe kundër politikave të qeverisë kanë vijuar edhe në Elbasan, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur pasditen e së hënës për të shprehur kundërshtimin e tyre.

Sipas raportimeve, kjo është dita e katërt e mobilizimit në qytet. Pjesëmarrësit kanë mbajtur pankarta dhe kanë artikuluar thirrje kundër qeverisë, ndërsa kanë bërë apel që sa më shumë qytetarë t’u bashkohen protestave në ditët në vijim.

Marshimi nisi nga sheshi qendror i qytetit dhe vijoi përgjatë bulevardit kryesor drejt Elbasan Arena. Gjatë tubimit, protestuesit theksuan kërkesat e tyre për më shumë transparencë në vendimmarrje dhe kundërshtimin ndaj ndërhyrjeve që, sipas tyre, cenojnë zonat e mbrojtura natyrore.

Protesta në Elbasan është pjesë e mobilizimeve që po zhvillohen në disa qytete të vendit në lidhje me projektin e planifikuar në zonën e Zvërnecit, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin e aktiviteteve protestuese edhe në ditët e ardhshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related