“Karikuesin e hoqa nga priza, prap nuk bleva dot 300 apartamente si Belinda”/ Pankartat ironike të protestës tërheqin vëmendjen

Data

Pankartat dhe memet ironike vazhdojnë të jenë një nga elementët më të spikatur të protestave që po zhvillohen prej nëntë ditësh në kryeqytet. Krahas thirrjeve politike dhe kërkesave për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, protestuesit kanë zgjedhur të shprehin pakënaqësitë e tyre edhe përmes humorit dhe satirës.

Në protestën e kësaj të hëne para godinës së Kryeministrisë, një prej pankartave që tërhoqi më shumë vëmendje mbante shkrimin:

“Karikuesin e hoqa nga priza, kondicionerin e lashë 24 gradë, bukën shkoj e blej në këmbë, po prap nuk bleva dot 300 apartamente si Belinda”.

Mesazhi ironizonte deklaratat e mëhershme për kursimin e energjisë gjatë periudhës së krizës energjetike, duke i lidhur ato me debatet publike dhe hetimet që lidhen me ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.

Pankarta të ngjashme me mesazhe satirike janë shfaqur gjatë gjithë ditëve të protestës, duke u kthyer në një nga format më të përdorura nga qytetarët për të shprehur kritikat ndaj klasës politike. Shumë prej tyre janë shpërndarë gjerësisht edhe në rrjetet sociale, ku kanë gjeneruar mijëra reagime dhe komente.

Ndërkohë, protesta para Kryeministrisë vijon me pjesëmarrjen e qytetarëve që kundërshtojnë projektin në Zvërnec dhe kërkojnë ndryshime politike, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për vazhdimin e mobilizimit edhe në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related