Tensione në Lindjen e Mesme, Izraeli vendos trupa në Azerbajxhan/ BE kërkon fundin e konfliktit dhe rihapjen e Hormuzit

Data

Situata në Lindjen e Mesme vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa raportimet ndërkombëtare flasin për një zgjerim të pranisë ushtarake izraelite në rajon dhe përplasje të vazhdueshme diplomatike mes Iranit, Izraelit dhe aleatëve të tyre.

Sipas mediave ndërkombëtare, Izraeli ka vendosur trupa ushtarake në Azerbajxhan, një zhvillim që ka sjellë reagime të forta nga Teherani dhe ka shtuar shqetësimet për përshkallëzimin e konfliktit në rajon.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të ishte i gatshëm të zhvillonte një takim me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, nëse kjo do të ndihmonte në arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit.

Megjithatë, negociatat mbeten të ndërlikuara. Irani ka mohuar raportimet se ka pranuar transferimin jashtë vendit të uraniumit të pasuruar, ndërsa mosmarrëveshjet vazhdojnë edhe për çështjen e fondeve të ngrira iraniane dhe heqjen e sanksioneve ekonomike.

Ndërkohë, në Liban raportohen viktima të reja si pasojë e sulmeve izraelite. Autoritetet lokale bëjnë të ditur se të paktën 12 persona kanë humbur jetën në zonat mes Tiros dhe Nabatiyes, gjatë një vale të re bombardimesh që po shton frikën për zgjerimin e konfliktit në rajon.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për zhvillimet e fundit, por ka bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe rikthimin e dialogut. Zyrtarët europianë theksojnë se aktualisht nuk parashikohet mungesë e karburantit për aviacionin, pavarësisht pasigurive në tregjet ndërkombëtare.

Njëkohësisht, Brukseli ka kërkuar rihapjen sa më të shpejtë të Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare për transportin global të naftës, duke paralajmëruar se çdo bllokim i zgjatur mund të ketë pasoja serioze për ekonominë botërore dhe sigurinë energjetike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related