“Na ka mbledhur mllefi”, protestuesit para Kryeministrisë: Nuk kemi organizatorë, kërkojmë largimin e Ramës

Data

Protestuesit e mbledhur përpara Kryeministrisë në ditën e gjashtë të protestave kundër projektit në Zvërnec deklaruan se lëvizja e tyre nuk drejtohet nga parti politike apo organizatorë të caktuar, por është rezultat i pakënaqësisë së grumbulluar ndër vite ndaj qeverisjes.

Gjatë fjalimeve të mbajtura në protestë, qytetarët theksuan se revolta ka lindur spontanisht si reagim ndaj asaj që ata e konsiderojnë mungesë dëgjese, korrupsion dhe neglizhencë ndaj shqetësimeve të qytetarëve.

“Ne nuk kemi organizatorë, na ka mbledhur mllefi. Këtë protestë e keni organizuar ju vetë me vjedhjet që na keni bërë dhe me faktin që nuk na keni marrë seriozisht”, deklaroi një prej protestuesve mes duartrokitjeve të pjesëmarrësve.

Ai u shpreh se qytetarët kërkojnë të dëgjohen dhe të merren seriozisht nga institucionet, ndërsa i bëri thirrje qeverisë të marrë përgjegjësi për situatën në vend.

“Sot duhet të na merrni seriozisht. Mesazhi ynë është i qartë: Jepni dorëheqjen. Rama ik!”, deklaroi protestuesi.

Tubimi, i cili fillimisht nisi si kundërshtim ndaj projektit të planifikuar në Zvërnec, është shndërruar në një lëvizje më të gjerë qytetare me kërkesa politike dhe sociale. Krahas anulimit të projektit, protestuesit po kërkojnë ndryshime në ligjet për investimet strategjike, zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore, si edhe largimin e qeverisë.

Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe gjatë ditëve në vijim, ndërsa pjesëmarrësit këmbëngulin se mobilizimi do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related