GJKKO rrëzon kërkesën e Metës, ish-presidenti do të vijojë të qëndrojë në kafazin prej xhami gjatë gjyqit

Data

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të mos pranojë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për t’u larguar nga ambienti ndarës prej xhami gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore.

Pas një shqyrtimi që zgjati më shumë se një orë në dhomë këshillimi, trupi gjykues arriti në përfundimin se masat aktuale të sigurisë nuk cenojnë standardet e një procesi të rregullt ligjor dhe nuk ndikojnë në ushtrimin e të drejtave procedurale të të pandehurit.

Sipas arsyetimit të gjykatës, vendosja e të pandehurve në ambientin ndarës prej xhami është një masë organizative e parashikuar për garantimin e sigurisë dhe nuk lidhet me trajtimin individual të një personi të caktuar.

GJKKO vlerësoi gjithashtu se qëndrimi në këtë ambient nuk pengon komunikimin e Metës me mbrojtësit ligjorë, nuk kufizon të drejtën e mbrojtjes dhe nuk cenon parimin e prezumimit të pafajësisë.

Nga ana tjetër, gjykata pranoi një kërkesë tjetër të paraqitur nga mbrojtja, duke urdhëruar që të gjitha provat elektronike të administruara në dosje t’u vihen në dispozicion avokatëve dhe të pandehurve për shqyrtim.

Vendimi vjen në një fazë të rëndësishme të procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit, ndërsa seancat pritet të vijojnë me shqyrtimin e provave dhe dëgjimin e palëve të përfshira në çështje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related