Koçiu në homazhet për Enea Mekollin: Sakrifica e efektivëve na detyron të reflektojmë si shoqëri

Data

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu mori pjesë në homazhet e zhvilluara në nder të efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë një operacioni policor për kapjen e një personi në kërkim në zonën e Lozhanit, Maliq.

Në një prononcim për mediat, Koçiu e cilësoi ngjarjen si një humbje të rëndë jo vetëm për familjen e efektivit, por edhe për të gjithë trupën e Policisë së Shtetit dhe shoqërinë shqiptare.

“Sot është një ditë dhimbjeje dhe reflektimi. Humbja e jetës së Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, na kujton sakrificën e madhe që bëjnë çdo ditë punonjësit e Policisë së Shtetit në mbrojtje të rendit dhe sigurisë publike,” u shpreh ajo.

Koçiu përcolli ngushëllimet për familjarët, kolegët dhe miqtë e efektivit të ndjerë, duke theksuar se ngjarje të tilla duhet të shërbejnë si një moment reflektimi për përgjegjësinë qytetare dhe respektimin e ligjit.

Sipas saj, detyra e policisë mbart sfida dhe rreziqe të mëdha, ndërsa mbështetja për familjet e efektivëve që sakrifikojnë në shërbim të vendit duhet të jetë e vazhdueshme.

Homazhet për Enea Mekollin u zhvilluan në prani të familjarëve, kolegëve, drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit efektivit të rënë në krye të detyrës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related