Kryeqyteti ishte sërish qendër e mobilizimit qytetar këtë të enjte, ku u zhvillua dita e pestë radhazi e protestës kundër projektit të planifikuar në zonën e Zvërnecit.
Tubimi nisi në sheshin “Skënderbej”, ku qytetarë të ardhur nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit u mblodhën me pankarta dhe flamuj kombëtarë, përpara se të marshonin drejt Kryeministrisë.
Pjesëmarrësit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj projektit, duke kërkuar mbrojtjen e zonave natyrore dhe më shumë transparencë nga institucionet shtetërore. Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje dhe slogane në mbështetje të kauzës së mbrojtjes së Zvërnecit.
Atmosfera e protestës u karakterizua nga pjesëmarrja e gjerë e qytetarëve të moshave të ndryshme, të cilët vijuan tubimin për disa orë përpara godinës së Kryeministrisë.
Në fotot e mëposhtme pasqyrohen momentet më domethënëse të protestës së pestë qytetare për Zvërnecin.
