Panik në aeroportin e Frankfurtit, avioni i Lufthansa-s pëson defekt në pistë, anulohet fluturimi për Los Anxhelos

Data

Momente paniku janë regjistruar pasditen e së enjtes në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, pasi një avion i kompanisë ajrore Lufthansa pësoi një incident teknik teksa ndodhej në pistë.

Bëhet fjalë për një avion tip Boeing 787, i cili sipas raportimeve pësoi dëmtime në pjesën e përparme, pasi mekanizmi i mbështetjes së hundës së avionit u dëmtua, duke bërë që pjesa ballore të përplasej në tokë.

Në momentin e incidentit, avioni ndodhej i parkuar pranë portës së aeroportit dhe ishte planifikuar të kryente fluturimin LH450 nga Frankfurti drejt Los Anxhelosit. Si pasojë e ngjarjes, fluturimi u anulua.

Autoritetet aeroportuale konfirmuan incidentin dhe njoftuan se hetimet për shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes kanë nisur menjëherë.

Sipas raportimeve paraprake të Bloomberg News, në bord nuk ndodheshin pasagjerë në momentin e incidentit. Deri tani nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë avionin me pjesën e përparme të ulur në pistë, ndërsa ekipet teknike dhe të sigurisë kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në aeroportin më të madh të Gjermanisë, ndërsa pritet që hetimet të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo për një problem tjetër operacional.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related