Kalaja nga Kuvendi i PD: Koha për riorganizim të thellë, partia duhet të hapet dhe të përgatitet për aksion politik

Data

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike po shihet nga drejtuesit e saj si një moment kyç për riorganizimin dhe forcimin e strukturave të partisë. Në këtë kuadër, kryetari i PD-së për degën e Krujës, Aulon Kalaja, ka kërkuar më shumë angazhim, hapje dhe përfaqësim në forumet drejtuese të demokratëve.

Sipas Kalasë, ndryshimet që pritet të miratohen në Kuvend synojnë rritjen e përfaqësimit të grave, të rinjve dhe diasporës, duke krijuar një strukturë më gjithëpërfshirëse dhe më pranë realitetit të shoqërisë shqiptare.

Ai theksoi se Partia Demokratike duhet të zgjerojë bazën e saj përfaqësuese duke përfshirë profesionistë nga fusha të ndryshme si arti, arkitektura, media, avokatia dhe sektorë të tjerë që mund të japin kontribut në vendimmarrje.

Kalaja vlerësoi gjithashtu rëndësinë e parimit “një anëtar, një votë”, duke e konsideruar atë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të demokracisë së brendshme në parti. Sipas tij, anëtarët duhet të kenë rol më aktiv në zgjedhjen e strukturave drejtuese dhe në përcaktimin e kursit politik të PD-së.

“Duhet të fuqizojmë qelizën bazë të partisë dhe të punojmë më shumë me strukturat”, u shpreh ai, duke nënvizuar se demokratët duhet të përgatiten për sfidat politike që i presin në vijim.

Deklaratat e Kalasë vijnë në një ditë të rëndësishme për Partinë Demokratike, ku delegatët po votojnë për përbërjen e re të Këshillit Kombëtar dhe për ndryshimet statutore që do të përcaktojnë organizimin e partisë në vitet e ardhshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related