Agim Baçi: Dosja Balluku do të jetë prova reale për integrimin, Shqipëria ka ende çështje të vështira për të përmbushur

Data

Analisti Agim Baçi është shprehur skeptik për të folur me entuziazëm të tepruar mbi ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipëri, duke theksuar se vendi ndodhet ende në një fazë fillestare dhe përballet me sfida të rëndësishme.

I ftuar në një intervistë televizive, Baçi komentoi Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE dhe raportin e IBAR-it, duke deklaruar se asnjë palë politike nuk mund “të ngrejë flamurin e fitores” në këtë moment.

“Asnjë nuk mund të ngrejë flamurin. Është vetëm një fillim. Fundi është ai që kemi ne në dorë. BE e dha mundësinë për të hapur një rrugë dhe na mbetet neve se si do të funksionojë”, tha ai.

Sipas analistit, maxhoranca duhet të punojë për ta kthyer integrimin në një projekt kombëtar dhe jo vetëm politik.

Ai u ndal edhe te çështjet që, sipas tij, mbeten problematike për Shqipërinë, si funksionimi i gjykatave, çështjet e pronësisë dhe raporti mes drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit.

Baçi përmendi edhe dosjen që lidhet me Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si një provë të rëndësishme për seriozitetin e reformave dhe të drejtësisë.

“Dosja Balluku do të jetë prova. Do të jetë një çështje shumë e hapur dhe e drejtpërdrejtë. Flasim për IBAR, por jo shumë e kuptojnë. Shqipëria ka çështje të vështira për të plotësuar”, deklaroi ai.

Analisti theksoi gjithashtu se mbështetja e SPAK nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian mbetet e qartë, sidomos në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta qeverisëse.

“Është bërë e qartë nga SHBA dhe BE mbështetja e SPAK dhe goditja ndaj çdo niveli qeverisës kur vjen puna për këtë fushë”, u shpreh Baçi.

Gjatë intervistës, ai komentoi edhe zhvillimet brenda Partia Demokratike, duke kërkuar më shumë garë dhe hapje brenda opozitës.

Sipas tij, mungesa e konkurrencës reale dhe personalizimi i partisë dëmtojnë aftësinë e saj për t’u paraqitur si alternativë qeverisëse.

“PD ka nevojë për një kontratë krejt tjetër me qytetarët. Ata që kanë frikë nga gara, kot qëndrojnë në politikë”, përfundoi analisti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related