Procesi “Metamorfoza” në GJKKO, dëshmojnë ish-policët për vrasjen e Gjin Boriçit; shtyhet seanca ndaj Pëllumb Gjokës dhe Oltion Bistrit

Data

Në Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvilluar këtë të enjte seanca gjyqësore për dosjen “Metamorfoza”, ku të pandehur janë biznesmeni Pëllumb Gjoka, Behar Bajri, Edmond Preka dhe ish-zyrtari i policisë Oltion Bistri.

Gjatë seancës kanë dëshmuar dy ish-efektivë të patrullës së Policisë në Vaun e Dejës, të cilët kanë treguar momentet e para pas gjetjes së trupit të pajetë të Gjin Ndoj Boriçit, i vrarë në gusht të vitit 2020.

Ish-polici Fran Gjoka deklaroi para trupit gjykues se ai dhe kolegu i tij po ktheheshin drejt komisariatit pas përfundimit të turnit, kur konstatuan një automjet të ndaluar dhe një person të shtrirë në tokë.

“Personi ishte 2-3 metra larg automjetit. Mjeti ishte i fikur dhe i mbyllur. Njoftuam grupin hetimor dhe rrethuam vendngjarjen”, dëshmoi ai.

Ndërkohë, ish-efektivi tjetër, Gëzim Demaj, tha se kishte konstatuar ngjarjen pranë një karburanti dhe se në vendngjarje kishte gjetur pesë gëzhoja.

“Makina ishte e fikur dhe viktima ndodhej rreth pesë metra larg rrugës. Njoftova sallën operative dhe patrullën”, deklaroi Demaj.

Sipas SPAK, Pëllumb Gjoka akuzohet për vrasjen me paramendim të Gjin Ndoj Boriçit në bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal, si edhe për sigurimin e kushteve për vrasjen e disa personave të tjerë, mes tyre Kleant Musabelliu, Dorjan Duli dhe Ibrahim Lici.

Ndaj tij rëndojnë gjithashtu akuza për korrupsion aktiv të funksionarëve të drejtësisë dhe mbajtje pa leje të armëve.

Në të njëjtën dosje, Behar Bajri dhe Edmond Preka akuzohen për bashkëpunim në vrasje dhe sigurim kushtesh për kryerje vrasjesh, ndërsa ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, përballet me akuza për korrupsion pasiv, zbulim të të dhënave sekrete dhe pastrim parash.

Seanca u shty për një datë tjetër, ndërsa gjykata vendosi edhe gjobitjen e disa avokatëve mbrojtës për mungesa procedurale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related