Legalizimet, roli i ri i bashkive nis me shkelje afatesh

Data

Që prej muajit qershor, bashkitë kanë marrë zyrtarisht një rol të ri për t’i dhënë shtysë procesit të legalizimeve të ndërtimeve pa leje. Vendimi i qeverisë përcakton rregullat e reja të bashkëpunimit mes bashkive dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës duke u dhënë palëve rol koordinues në funksion të përmbylljes së legalizimeve.

Bashkitë kanë detyrim ngritjen e zyrave të posaçme me staf të dedikuar pas nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi me Kadastrën.

Së pari janë bashkitë që do të vendosin prioritetet dhe do të përcaktojnë ritmin e planit të punës së zyrës vendore të legalizimit, pra procesi do të udhëhiqet prej jush me një staf të dedikuar që ju do të krijoni deri në muajin shtator, kur ky proces do të fillojë.”, deklaroi kryeministri Edi Rama, në muajin korrik gjatë takimit me kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Procesi që duhet të niste zbatimin prej muajit shtator, do të kontrollohej nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, pasi palët kanë detyrimin për t’i raportuar çdo muaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related